English

Rikthehen përmbytjet në Krujë

Si rezultat i reshjeve të rëna gjatë kësaj javë si dhe gjatë dy netëve të fundit ku sasia ishte dhe më e madhe, janë përmbytur sërish disa zona të banuara dhe toka bujqësore në Krujë.

15 shtëpi në fshatin Mërçin ndodhen të rrethuara nga uji dhe ndërkohë situata po ndiqet me vëmendje pasi po konsiderohet si e mundshme dhe shpërngulja e banoreve.

Ndërkohë dhjetëra hektarë toka të kultivuara janë shkatërruar në zonat rurale, duke dëmtuar rëndë edhe ekonominë e zonës.

Shqetësues paraqitet fakti që rreshjet e dendura të shiut vazhdojnë të bien me një intensitet të lartë, duke ndihmuar në rritjen e prirjeve të Ishmit.

KOMENTE