Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij drejtorin e Programit për Forcimin e Drejtësisë në Shqipëri (JuST), Z.John Carver.
Z.Dedja, në fillim të takimit, falënderoi drejtuesin e programit për mbështetjen dhe asistencën që USAID i ka dhënë gjyqësorit në Shqipëri, në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e seancave gjyqësore në gjykatat shqiptare. Drejtori i Programit, Z. Carver bëri një prezantim të projektit i cili do të asistojë në krijimin e sistemeve audio për përgatitjen dhe vënien në dispozicion të procesverbaleve të plota të seancave gjyqësore, në funksion të rritjes së transparencës së procesit gjyqësor.
Z.Dedja e njohu Z.Carver me disa nga projektet që kërkojnë financime, të cilat lidhen me modernizimin e infrastrukturës teknike të Gjykatës Kushtetuese.
Z.Carver, duke vlerësuar projektet, siguroi përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese se propozimet që u paraqitën në takim do t’i përcjellë në instancat përkatëse si dhe në takimet me donatorët.
Në përfundim të takimit pjesëmarrësit konfirmuan dhe njëherë angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen.