English

Jozefina Topalli vizitë zyrtare në Japoni

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u nis për një vizitë zyrtare në Japoni, me ftesë të homologut të saj, Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, z. Takahiro Yokomichi.

Kryetarja Jozefina Topalli do të pritet në një takim nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi, ku pas takimit, dy personalitetet do të japin dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryetarja e Kuvendit do të pritet në takime të veçanta nga zv/Guvernatori i Mijagit, z. Masahiro Wako, si dhe Kryetarja e Bashkisë së Sendait, zj. Emiko Okuyama.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja Jozefina Topalli do të vizitojë kompaninë e njohur botërisht SONY, si dhe kompani të tjera, ku do të ketë mundësinë për të promovuar potencialet investuese shqiptare dhe të ftojë këto kompani të investojnë projekte ambicioze në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë gjithashtu një takim me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, z. Kenji Hirata, e më pas një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase.

Gjatë kësaj vizite, Kryetarja e Kuvendit do të vizitojë edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima.

KOMENTE