Një mësuese zëvendësuese ka qenë e akuzuar për marrëdhënie seksuale me 3 nxënës nën moshë madje dhe njëherë kur vajza e saj po flinte në të njëjtin shtrat.
Martha Sizemore detyroi një prej adoleshentëve që kishte marrëdhënie seksuale të vishte një pulovër në shkollë për të mbuluar një pickim dashurie, mbi qafën e tij.
Sizemore, një nënë e dy fëmijëve, dhe është akuzuar se ka pasur seks me dy adoleshentë në dhomën e saj të gjumit e sajpas marrjes së alkoolit.
Një tjetër adoleshent, gjithashtu, denoncoi në polici se ai dhe 44-vjeçarja ishin angazhuar në marrëdhënie intime. Më shumë se 25 studentë i treguan policisë për pjesëmarrjen e tyre në festat e organizuara nga mësuesja dhe se njihnin të paktën tre studentë, që kishin pasur seks me mësuesen Sizemore.
Policia konfiskoi pjesët e shtratit të dhomës së mësueses, si pjesë e hetimit të tyre për akuzën e kryerjes së seksit me partnerë nën moshën e duhur, teksa mësuesja ndërkaq është pushuar nga puna.
Deri në 25 nxënës kishin marrë pjesë në festën që mësuesja organizonte por vetëm 3 prej tyre kishin patur mardhënie seksuale me Marla Sizemore.
Sizemore, një mësuese zëvendësuese White Hall High School, Arkansas, është akuzuar se ka organizuar 2 festa në shtëpinë e saj.
Moshat e djemve të përfshirë nuk janë zbuluar, por ata janë të gjithë nën moshën 18 vjeç.
Policia filloi hetimin e tyre muajin e kaluar, pas marrjes së thirrjeve nga prindërit të interesuar që Sizemore ofronte festa shtëpinë e saj.
Ajo u hoq nga puna menjëherë dhe Sizemore është akuzuar për sulm të shkallës së parë seksuale, sulme të shkallës së dytë seksuale, dhe ofrimin e alkoolit duke kontribuar për delikuencë së të miturve.