English

Shqipëri e pastër apo e kundërta? (VIDEO)

Në Durrës në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është organizuar një tryezë me moton "Shqipëri e pastër" dhe me synimin që të përfshijë në ndërveprim vendimmarrësit lokalë, sipërmarrësit e riciklimit të mbetjeve urbane, si dhe botën akademike për një modelim të ri të hapësirës bregdetare, larg ndotjes.
870

“Ne jemi në një situatë të papranueshme përsa i takon marrëdhënies që kemi me mjedisin dhe trajtimin e mbetjeve. Por kjo gjendje që është këtë vit ka qenë edhe vjet. Ajo çfarë ka ndryshuar nga vjet në sivjet është vetëdija jonë. Këtë vit ne si shoqëri si individë, si struktura shoqërore jemi shumë herë më të vetëdijshëm, nga ana e medias mbulimi i këtij problemi ka qenë më i shpeshtë dhe na duket sikur janë rritur përmasat e problemit. Problemi ka të njëjtat përmasa si më parë, madje mund të jetë përmirësuar pastrimi i mjedisit, është vetëdija jonë, është ndjeshmëria jonë dhe e medias dhe e qytetarëve që e bëjnë të ndjehet më fort dhe ky është një moment ku kristalizohet aksioni qeveritar dhe aksioni qytetar”, tha në fjalën e tij, ministri Aldo Bumçi.

KOMENTE