Është sulmuar me armë zjarri në veri të Mitrovicës makina e një qytetari serb. Mediat serbe kanë njoftuar se sulmi është kryer në fshatin Jaber, në Zubin Patok. Thuhet se sulmi është kryer pas vizitës së një qytetari shqiptar në këtë fshat.
Qytetari serb nuk ka pësuar lëndime, por vetëm dëmtime të makinës së tij prej plumbave.
Policia e Kosoves së bashku me KFOR-in kanë dalë menjeherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën.
Nga ana tjetër, KFOR-i ka shtuar forcat në zonën "Tre Solitarat", lagje e banuar nga shqiptarë.