English

Varrezat në mur. Kanë kosto më të ulët

U mbaruan dhe vendet për varrezat. Në fakt duhet gjetur një zgjidhje.
Lidhur edhe me problemin e varrezave kanë filluar takimet me komunitetet fetare dhe nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Edmond Panariti për diskutimin e varrezave murale, pra në mur.

Sipas tij, bashkia do të ndërmarrë trajtim për varrezën murale ndërsa ka shtuar se këto varreza kanë kosto të ulët dhe territoriale në kryeqytet.
Por nga takimi me kreun e komunitetit myslyman Selim Muça përgjigjja ka qenë jo pasi për myslymanët nuk janë të pranueshme varrezat murale.
Sipas tij, bashkia e Tiranës duhet të gjejë toka të reja për varrezat ndërsa ka shtuar se toka të lira ka në zonën e Kombinatit.

Në këtë mënyrë kemi një ndarje të komuniteteve fetare në Shqipëri, pasi myslymanët e quajnë cënim të dinjitetit njerëzor, ortodoksët janë dakord.

KOMENTE