Në qytetin Malatay në Turqi nga rubineti i ujit të një familje ka dalë një gjarpër i vogël.
Gjykata e Qarkut lidhur me drejtorinë e ujit të pijshëm u shpreh se ngjarja kishte ndodhur në familjen Jashar. I zoti i shtëpisë u shpreh se kur hapi rubinetin e ujit për të pirë gjarpri kërceu në gotën që po mbushte ujë. Kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë. Ai e mbajti atë në gotë dhe lajmëroi shërbimet komunale por asnjë nuk erdhi.
Madje dikush kishte reaguar se qytetarët kanë probleme shikimi duke e neglizhuar si rast.
Në këtë mënyrë për tu vetmbrojtur banorët e lagjes, lidhën nga një leckë në rubinetat e çezmave.