English

Jozefina Topalli takime takime me zyrtarët në Japoni

Vizita zyrtare e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në Japoni, nisi nga Sendai, qytet, i cili në marsin e një viti më parë u godit nga një tërmet dhe tcunami, fatkeqësi natyrore që shkaktuan qindra humbje të jetëve njerëzore.

Kryetarja Jozefina Topalli u prit në një takim nga Zv/guvernatori i prefekturës së Miagit, z. Masahiro Wako, i cili shprehu mirënjohjen e qytetit të tij për mbështetjen e treguar nga Shqipëria në atë moment të vështirë për popullin japonez. Kryetarja e Kuvendit shprehu solidaritetin me popullin japonez ndërsa vlerësoi kurajon dhe vetëpërmbajtjen e treguar nga banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për shkëmbime vizitash mes dy vendeve, si në nivelin politik, atë parlamentar, biznesin etj. Duke vlerësuar se kjo vizitë do të ketë një impakt në marrëdhëniet mes dy vendeve, zonja Jozefina Topalli tha se Shqipëria është një vend i vogël, por me një pozicion strategjik dhe një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.



“Ky vit është i veçantë për marrëdhëniet mes vendeve tona, pasi shënohen 90-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, njëherazi një vit i veçantë pasi Shqipëria kremton 100-vjetorin e pavarësisë së saj” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Bashkëpunimi ekonomik, ishte një temë e rëndësishme ku dy personalitetet u ndalën gjatë takimit. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si të domosdoshme ngritjen e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si bujqësia, turizmi etj. Nga ana e tij, Zv/guvernatori i Miagit shprehu interesin e qytetit të tij për intensifikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë ndërsa pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Japonia ka dhënë ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Edhe n ë takimin me Kryetaren e Bashkisë së Sendait, Emiko Okujama, Kryetarja e Kuven dit shprehu solidaritetin për atë çka ndo dhi një vit më parë. Duke vlerësuar punën titanike për rehabilitimin e vendit pas tërmetit, Kryetarja e Kuvendit tha se, në epokën e globalizmit bashkëpunimi mes bashkive është tepër i rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit e ftoi kryebashkiaken Okujama të vizitojë Shqipërinë, ftesë, e cila u prit me kënaqësi.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe zonën e dëmtuar nga tërmeti i 11 Marsit të vitit 2011, në Higashi Matsushima ku ritheksoi se autoritetet por dhe vet njerëzit me një punë të palodhur kanë bërë që zona t’i kthehet normalitetit.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare, Kryetarja e Kuvendit do të jetë në Tokio, ku do të pritet në takim nga homologu i saj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, z. Takahiro Yokomichi. Kryetarja e Kuvendit do të takojë Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, z. Kenji Hirata si dhe personalitete të tjera të larta të jetës parlamentare e më gjerë.

KOMENTE