English

Ligji për akcizat në Republikën e Shqipërisë. Miratohen 110 nenet

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot me shumicë votash, 110 nenet e projektligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, pas miratimit në parim, mbledhjen e kaluar.

Ky projektligj konsiderohet si një ndër themelet e reformës fiskale në Shqipëri, i hartuar në përputhje me legjislacionin e BE. Ai parashikon që, administrimi i taksës së akcizës, si në import ashtu edhe për prodhimin vendas , të kalojë në kompetencë të administratës doganore. Kjo praktikë është e përdorur dhe në vendet e BE, ku ka rezultuar e suksesshme.

Zëvendësministri Financave Alfred Rrushaj, ka mbrojtur gjatë seancave të Kopmisionit të Ekonomisë, projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, duke shpjeguar për deputetët, risitë e shumta që sjell ky draft ambicioz në sektorin e akcizave.

KOMENTE