Andreas Rothstein, 25 vjet ishte me fat pasi makina e tij u var në një mbikalim autostrade afër fshatit Urdorf në Cyrih, Zvicër.
Njerëzit pranë që panë aksidentin nxituan për të mbajtur makinën që të mos binte poshtë ndërsa pasagjerët kaluan në ndenjësen e pasme dhe dolën jashtë nga dritarja.
Ai humbi kontrollin e makinës dhe për fat ai ngeci në një vrimë të murrit mbajtës të urës.
Zjarrfikësit ishin në gjendje të tërheqin makinën pa u dëmtuar, edhe pse rruga më poshtë u mbyll për dy orë.