English

Nëna e re vdes pasi mjeku harroi gërshërët në bark

Një nënë vdiq pasi një kirurg i la gërshërët në barkun e saj pas një operacioni të vogël që i bëri pacientes.

Nicole Haynes, 35 vjeç, vdiq pasi gërshërët nuk u hoqën nga barku i saj pas operacionit në Eastbourne Spitalin e Qarkut të Përgjithshëm.

Që nga vdekja e saj muajin e kaluar, kirurgu, nuk ka kryer asnjë operacion por nuk ka qenë i pezulluar zyrtarisht. Një hetim ka nisur në drejtim të tij.

Znj Haynes, vdiq më 29 mars, la pas burrin Nigel dhe djalin e tyre të vogël, Harry.
Në një mesazh për të në një faqe interneti, ata shkruan:
"Për gruan dhe nënën më të bukur. Do të na mungosh dhe do të të duam përgjithmonë. Ti je e gjithë dashuria jonë.
Ju keni qenë një nënë e mrekullueshme, motër, vajzë dhe shoku më i mirë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrat tona. Do të më marrë malli gjithmonë.

Ndërsa nga spitali familjes ju dërgua një mesazh ngushëllimi ku shprehen se dhe hetimi do të kryhet me seriozitet deri sa e vërteta të zbardhet plotësisht.
Funerali i saj do të zhvillohet në Eastbourne më 24 prill

KOMENTE