English

Prindërit akuzohen për vrasjen e vajzës 7 javëshe

Prindërit e një vajze 7 javëshe janë akuzuar për vrasjen e saj.

Lee Davison, 28 vjeç dhe Jessica Hopkinson, 18 vjeç, ​​janë akuzuar për plagosjen e Krystal Davison në shtëpinë e tyre në PONTEFRACT, West Yorkshire,

Krystal u dërgua në spitalin Pinderfields në Wakefield ditën e enjte në mbrëmje ku ishte thirrur dhe policia pasi fëmija kishte mbërritur në spital me lëndime të rënda në trup.
Krystal 7 javëshe vdiq në orët e para të mëngjesit.
Akoma nuk është dhënë asnjë arsye pasi çështja është në hetim.

Familja ishte e njohur nga shërbimet sociale. Ajo banonte me qera në shtëpi e cila menaxhohej nga një agjenci.

Ata janë ulur në bankën e të akuzuarve dhe duken të fshijnë lotët e tyre para gjykatësve.

KOMENTE