English

Shqiptarët shpërngulen nga lagjia Radishan në Maqedoni. Ndihemi të pasigurtë

“Jemi detyruar që të lëshojmë shtëpitë, për shkak të pasigurisë dhe rrezikut, se mund të sulmohemi nga huliganë maqedonas. Kemi qëndruar në shtëpitë tona, mirëpo dje vlerësuam se duhet të ikim për momentin, sepse nuk i dihet situatës”

Kështu janë shprehur banorët e lagjes Radishan të Shkupit, për shkak të jetës së pasigurtë që ata ndiejnë në këtë lagje. Ata janë shpërngulur në lagjet e brendshme të Shkupit.

Pak ditë më parë një dyqan u dogj në këtë lagje nga huliganë maqedonas, nëpër muret e shtëpive të tyre shkruhen shkrime raciste "vdekje shqiptarëve", një djalë u rrah brutalisht mbi urën që të lidh lagjen me Butelin.

Të gjitha këto veprime kanë çuar në marrjen e vendimit të banorëve për lëvizjen e tyre në lagje të tjera.
Forca të mëdha policie janë të pozicionuara në hyrje-daljet e autostradës që lidh Tetovën me Shkupin, në urën lidhëse që lidh Radishanin dhe Butelit. Dhjetëra familje shqiptare jetojnë në dalje të lagjes Radishan, e dominuar nga popullësia maqedonase dhe serbe.
Barrikadat akoma nuk janë hequr si shenjë e protestës për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi të enjten në Smilkovc të Shkupit.

KOMENTE