Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar ka arritur në Himarë dhe Qeparo për prishjen e 90 ndërtimeve pa leje të ndërtuara në këto zona.
Sot ka filluar dhe prishja e objekteve pasi nuk qe zbatuar njofimi i dhënë paraprak nga organet drejtuese.
Banorët kanë kundërshtuar pasi pretendojnë se i kanë të gjitha dokumentat e objektit, por përsëri aksioni ka vazhduar duke patur si mbështetje dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Nuk do të ketë tolerime shprehet drejtuesi i operacionit Arben Ndoka i cili ka marrë dhe përkrahjen e kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro.