English

Migrena. Operacion plastik që të ndiheni më mirë

Gjatë këtyre ditëve Gazeta The Wall Street Journal ka publikuar një artikull mbi trajtimin e migrenës nëpërmjet një mënyre jo të zakonshme.

Miliona vetë vuajnë nga kjo dhimbje kronike e kokës, dhe disa prej tyre tani i nënshtrohen operacionit plastik për t'u ndierë më mirë.
Miliona njerëz vuajnë nga kjo sëmundje dhe kohët e fundit akoma më shumë është shtuar. Më të predispozuara janë gratë sesa burrat rreth 3 herë më shumë se burrat.

Njerëzit kanë provuar mënyra të ndryshme për trajtimin e migrenës, duke filluar nga dieta, terapia fizike dhe të gjitha ilaçet – të vjetra e të reja – që dalin në treg, por në shumicën e rasteve, pa ndonjë efekt.

Kjo mund të jetë edhe një arsye që sa herë njoftohet mbi një mënyrë të mundshme trajtimi, sado jo-konvencionale, lajmi tërheq vemendjen, shpresat për shpëtim ringjallen dhe personat me migrenë duan t’a provojnë.

Kirurgjia plastike ka kohë që përdoret për përmirësimin e cilësisë së jetës, përfshi ndryshimet kozmetike e deri te rikonfigurimi i trupit apo fytyrës së dëmtuar nga aksidente të ndryshme.

Por tani kirurgjia plastike ka filluar të përdoret edhe për trajtimin e migrenës – një ngritje e lehtë e lëkurës mbi vetulla ose në ballë, jep efekte të dëshirueshme. Dr. Jay Austen, Shefi i Krirugjisë Plastike në spitalin e përgjithshëm në Massachusets, thotë se fillimisht personat që vuanjnë nga migrena trajtohen me ‘botox’ dhe kur tregojnë përmirësime, atëherë shikohen si kandidatë për operimin e migrenës.

Kjo ndërhyrje quhet “operacion për dekopresimin e nervit”, pasi mjekët besojnë se migrena shkaktohet nga fijet nervore që shtypen ose kompresohen nga inde ose muskuj. Kur këto fije nervore në ballë a mbi vetulla çlirohen kirurgjikisht, dhimbjet e kokës mund të ikin përgjithmonë.
Një tjetër efekt i kënaqshëm që mendohet se sjell ky lloj operimi është edhe ndryshimi kozmetik, pasi pacienti qoftë grua apo burrë duket më i ri.

KOMENTE