Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe miratoi me konsensus projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit tё Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për përcaktimin e pikës së përbashkët tё kalimit kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e përbashkët të kalimit kufitar “CEREM-¬VRANICK””.
Kjo marëveshje vjen në kuadër të marëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal në realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në BE.
Marëveshja vjen në vijim të bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të thelluar edhe më tej marëdhëniet dy palëshë në të gjitha nivelet. Eksperienca e deritanishme në hapjen e pikës së kalimit të Muriqan- Sukobin ka qenë e suksesshme dhe është bërë shkas, për hartimin e marëveshjes për kalimin kufitar “ZATRIJEBACKA CIJEVNA-GRABON” dhe pikës së kalimit të kufirit në Çerem (Tropojë)-Vranic (Plavë)