English

Piloti ngatërron planetin Venus me aeroplan (VIDEO)

Air Kanada Boeing 767-300, regjistrimi C-GHLQ që po kryente fluturimin AC-878 nga Toronto, ON (Kanada) në Zyrih (Zvicër), ishte lart mbi Atlantik me kordinata N55 W30 rreth 740nm perëndim të Shannon (Ireland) në 07 : 00Z rreth 3 orë para se të ulej në Zyrih kur avioni ka hasur turbullira të qarta në ajër duke shkaktuar dëmtime të vogla për 10 pasagjerët dhe 2 anëtarët e ekuipazhit të kabinës. Avioni vazhdoi në Zyrih për një ulje të sigurt. Një nga të plagosurit u morr me barelë, pas uljes së avionit,,të tjerët që u plagosën u trajtuan në aeroport. 7 persona u dërguan në spitalet lokale për shqyrtime të mëtejshme.
878
Shërbimet mjekësore raportuan se të plagosurit kishin shenja nxirrje dhe plagë të lehta mbi supe.

Air Kanada ka hasur turbulencë të rëndë, në Fl350 në rreth N55 W30. Turbulenca u shkaktua nga devijimet në nivelin e caktuar të fluturimit nga + / - 300 metra pasi piloti qe zgjuar nga gjumi dhe kishte ngatërruar planetin Venus me aeroplan dhe për të shmangur përplasjen kishte ndryshuar nivelin e fluturimit menjëherë e cila solli një turbulencë me pasojë plagosjen e pasgjerëve.

KOMENTE