Ministrja e Suedisë së kulturës sot ballafaqohet me thirrje të tërbuara që të japë dorëheqjen, pasi ajo ishte fotografuar duke prerë një tortë raciste e projektuar si një grua amtare afrikane.
Lena Adelsohn Liljeroth ishte shfaqur në Muzeun e Artit Modern në Stokholm, pasi ishte ftuar për të prerë tortën me rastin e ditës botërore të artit, e cila ishte projektuar si një grua e zhveshur afrikane.
Torta e zezë, e cila kishte krem të kuq si sfungjer dhe është projektuar për të nxjerrë në pah çështjen e gjymtimit gjenital femëror.
Kritikët e përshkruan ngjarjen si një spektakël racist duke kërkuar që ministrja të japë dorëheqjen.
Shoqata për suedezët afrikane tha se torta ishte karikaturë raciste e papërpunuar që "bën një tallje të racizmit."