Skandali i hapur me funksionarin e policisë ish-shefin e krimeve të rajonit nr. 1 në Tiranë ka bërë që edhe pas dëgjimit të fjalës së tij në seancën e gjyqit, gjykata ta lërë atë në burg.
Ish-shefi i krimeve, Fatos Goxho, sipas prokurorit të njësisë “Task-force”, Ndini Tavani, është implikuar në lirimin e të moshuarit Ramazan Alla që muaj më pare u kap nga policia në kushtet e flagrancës, duke qëlluar me arme në gjendje të dehur.