Papagalli "më i bukur në botë" refuzohet nga prindërit e tij menjëherë pas lindjes në Bergzoo në Gjermani
Ai pasi u lind në këtë mënyrë si e shihni në foto, u la i vetmuar pasi prindërit e tij nuk e pranonin. Për këtë stafi i kopshtit zoologjik u kujdes duke e vendosur në inkubator dhe tani ai i ka kaluar 4 javë të jetës së tij.
Ai ngjan më shumë me një rosë rosto se sa me papagallin. Emri i tij është Nelson dhe mendon se është më i bukuri në botë dhe admiron karakteristikat e tij të veçanta në pasqyrë.
Ai qe i vetmi nga tre vezët që nëna e tij kishte vendosur ti ngrohte për çeljen e zogjve.
Keas janë papagallët më të mëdhenj vendas në rajonet alpine të Zelandës së Re që janë të njohur për inteligjencën dhe kureshtjen e tyre të lartë.
Familja e këtyre papagallëve janë ngjyrë ulliri dhe një blic të shkëlqyer portokalli nën krahët e tyre