English

Sherr mes dy shokëve të dehur te Libri Universitar në Tiranë

Ka mbetur i plagosur një person pas një sherri mes dy personave në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur “Librit Universitar”, në ambjentet e një lokali ku dy shokë në gjendje të dehur janë konfrontuar ndërmjet tyre pas një sherri banal.

Mësohet se njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur e ka goditur personin tjetër me një gotë në qafë. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje duke zbardhur përmes hetimit arsyet e aksidentit dhe ndërkohë kanë arrestuar autorin e plagosjes Armand Arapaj.

KOMENTE