English

Ylli Elmazaj, efektiv policie vret veten me armë zjarri

Është vetëvrarë me armë zjarri një punonjës policie në Tepelenë. Polici ishte efektiv i policisë së burgut të Bënçës.

Ylli Elmazaj 46 vjeç është vetvrarë mbrëmjen e sotme me armën e shërbimit. Viktima është gjetur i vrarë në banesën e tij, në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë. Elmazaj ishte nga Ballshi,dhe baba i 3 fëmijëve, ndërsa jetonte me qera në Tepelenë.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, shkak i vetëvrasjes ka qenë gjendja jo e mirë ekonomike.

KOMENTE