English

Gruaja kërkon dëmshpërblim nga burri për abuzimin fizik

Një bankier në New York është akuzuar nga gruaja e tij për abuzim fizik dhe psikologjik.

Miryam Allam, 31, pretendon se ajo ishte subjekt i viteve të dhunës, duke përfshirë dhe seksin e detyruar kundër vullnetit të saj dhe duke u djegur nga një puro.
Ms Allam është duke kërkuar dëmshpërblim nga ish burri i saj për këto vite dhe problemet psikologjike që i ka shkaktuar.
Jason Myers, 44 vjeç nuk i ka pranuar akuzat dhe përsëri ka dashur ta marrë me shkelma kur ata janë përballur me drejtësinë.

Ata janë njohur në një kompani ku punonin të dy së bashku. Ai ishte i divorcuar më parë. Mardhëniet shkonin mirë për pak kohë deri sa ai një ditë i papërmbajtur e qëlloi të dashurën për arsye se nuk qëndronin shumë kohë së bashku.
Por idea e faljes se mund të ndryshojë nga ana e Miryam, bëri që të durojë çdo gjë.
Më pas ai e sulmoi atë kur Miryam, gjeti një foto të gruas së tij të parë e cila kishte veshur një fustan të shkurtër dhe ky që mbante në dorë një kamxhik, me pretekstin se nuk duhej ti shihte.

Ata u martuan pasi Miryam ishte shtatzënë por fiks pas 15 ditësh ata u ndanë si rezultat i dhunës që ai ushtronte. Ai i preu Miryam, gruas së tij fytyrën me gotë dhe u arrestua nga policia duke sjellë dhe divorcin njëkohësisht.

KOMENTE