Llesh Karrica, 43 vjeç është mbytur në ujrat e një lumi në Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Kaçinarit në fshatin Simon.
43 vjeçari ka gjetur vdekjen në përpjekje për të kaluar lumin pasi rruga qe bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Por rrjedha e lumit e ka rrëmbyer trupin dhe policia që mbërriti në vendngjarje po bën kërkimet për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të viktimës.