Njerëz të panumërt por dhe që shtohen nga dita në ditë për të bërë tatuazhe në trupin e tyre, të llojeve më të ndryshme dhe me kimikate të ndryshme.
Por tani duket se mjekësia ka bërë një hap përpara lidhur me fshirjen e tatuzheve që merr kohë nga disa muaj deri në një vit, pasi vares sa i theksuar është tatuazhi dhe materiali që është përdorur.
I njohur si R20 është lazeri që kalon mbi pjesën e tatuazhit 4 herë me një pushim 20 minuta pas çdo kalimi, duke fshirë tatuazhin deri në 60-65 për qind.
Pastaj pas njëfarë kohe proçeduar përsëritet përsëri por gjithmonë me rekomandimin e mjekut.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr Theodora Kossida nga Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës publikoi një studim mbi metodën e re në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë në shkurt.
Në rastet e aplikuar a, deri tani nuk ka asnjë rrezik apo shenjë të dëmtimit të lëkurës.
Megjithatë shkencëtarët shprehen se para se të bëni tatuazh duhet të mendoheni mirë për rreziqet që mund të merrni, pasi ato mund të shfaqen dhe vite më vonë në lëkurë apo dhe në forma të tjera.