English

Pranverë e vërtetë pas datës 27 prill

Si duket nuk ëështë e thënë që koha të përmirësohet dhe të fillojë të ngrohet .

Shirat e shumta dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që të përjetojmë ditët e dimrit përsëri.

Dje në rrugët e Tiranës viheshin re që shumë rrugë ishin mbuluar me përrenj uji duke bërë kalimin e tyre të vështirë për këmbësoret.

Por ky ndryshim i temperaturës ka bërë që dhe gjendja shëndetsore sidomos e fëmijëve të jetë jo e mirë dhe ka sjellë një fluks të madh vizitash në spitale.

Por meterologët shprehen se fundjava do të jetë e qëndrueshme por reshjet do të nisin përsëri të martën dhe pas datës 27 prill pritet një pranverë e vërtetë.

KOMENTE