Dje u zhvillua në Londër maratona e vrapit, por ajo u mbyll me një fatkeqësi të një 30-vjeçare e cila vdiq në miljen e fundit para vijës së finishit.
Claire Squires një parukiere nga North Kilworth në Leicestershire vdiq dje pasdite edhe pse shërbimi mjekësor që ndiqte maratonën i dha menjëherë ndihmën.
Ajo ishte hera e dytë që merrte pjesë në maratonë dhe më parë ishte ngitur ne malin Kilimanxharo, ku qëllimi i saj ishte të mblidhte fonde për një organizatë bamirësie.
Po ashtu dhe në këtë maratonë ishte ky qëllimi i saj.
Por kur miqtë e saj e morrën vesh për vdekjen nuk e besonin se thoshein se ajo ishte shumë e shëndetshme dhe nuk mund të ndodhte.
Vdekja e djeshme ishte e dhjeta që kur Maratona e Londrës filloi në vitin 1981.
Pesë nga viktimat e mëparshme kanë qenë një rezultat i sëmundjes së zemrës,
Katër nga këto ishin rastet e sëmundjeve të rënda koronare të zemrës.
Konkurrenti i fundit që ka vdekur ka qenë një 22-vjeçar instruktor palestre në vitin 2007.