Sipas parashikimeve të para të rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kandidati kryesor socialist ka fituar 29 përqind të votave, ndërsa presidenti konservator, Sarkozi 26 përqind. Të dy kandidatët kryesorë do të ndeshen në ballotazhin që do të mbahet më 6 maj
Pozicioni i tretë nga kandidati Marie Le Pen, i ndjekur nga kandidati i Frontit të Majtë të Jean-Luc Melanshon, kurse Francois Bayrou është i pesti
Në të gjitha departamentet jashtë shtetit dhe territoreve të Francës, ku votimi është i përfunduar Francois Oland kudo ka mbajtur vendin e parë.
Këto rezultate janë dhënë nga mediat zvicerane dhe belge, sepse Franca nuk lejohet publikimi i rezultateve paraprake para orës 20 të pasdites, kur stacionet e fundit të votimit nuk janë mbyllur.
Mediat franceze që guxojnë të publikojnë rezultatet para kohe rrezikojnë një gjobë prej 75.000 eurosh.