Aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 të rinjve ka ndodhur në superstradën
Fier-Lushnjë.
Shpejtësia shumë e madhe 7 herë mbi normat e lejuara e një makine me targa italiane ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësin dhe më pas me një trajler me targa Kavaje.
Mjeti u shkatërrua plotësisht por dhe trajleri nga përplasja u bllokua në rrugë duke sjellë një trafik deri në 10 km.
Policia që mbërriti menjëherë transportoi të rinjtë në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak Tiranë.