English

Transferime në Policinë e shtetit

Kanë filluar ndryshime transferimesh në Policinë e shtetit.
Arjan Kurti nëndrejtor i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve transferohet në Shkodër dhe në vend të tij, në drejtorinë e policisë së Tiranës do të ulet Gëzim Gjeci.

Po ashtu transferohet në Kavajë, shefi i komisariatit të Rinasit Gëzim Prebibaj ndërsa në vend të tij është emëruar Ilir Gjoci.

Ndërsa Agron Sulshabani emërohet shef i komisariatit numër 5 në kryeqytet.

KOMENTE