English

Zgjidhni seksin e fëmijës që në embrion

Dhe ja ku duket se shpresat po bëhen realitet për të gjithë ata baballarë më tepër që janë të zemëruar me "gratë e tyre" që nuk mund të lindin djem.
Tani mund të përcaktohet që në embrion gjinia e fëmijës edhe pse për shumë të tjerë mendohet të mos jetë e drejtë pasi selksionimi gjinor duhet të vijë në mënyrë natyrale.
Doni djalë apo vajzë? Ju mund të përzgjidhni gjininë e fëmijës që në embrion. Një mjek në Seattle thotë se ai mund të kujdeset për këtë. Megjithëse në disa vende – është konsideruar e paligjshme…të tjerë thonë se është jo-etike, krejtësisht e pamoralshme.

Në Kanada “Përzgjedhja e Gjinisë” është e paligjshme. Megjithatë, janë duke u shfaqur reklama në disa gazeta lokale të komunitetit indo – kanadez. Eshtë mendësi e shumë prindërve, përfshi pjestarë të komuniteteve nga India për të patur fëmijë djem.
Termi mjekësor për përzgjedhjen e gjinisë së fëmijës quhet “Preimplantation Genetic Diagnosis“.

Doktor James Kustin thotë se prindërit e kanë të garantuar të përzgjedhin sukseshëm gjininë për foshnjen e tyre që në fazën embrionale.

Zyrtarët e shëndetit thonë se kjo procedurë lejohet, përsa kohë që kryehet me korrektësi dhe nuk përdoret për dështim të foshnjës. Por mes prindërve ka kohë që është hapur debati rreth moralitetit të Seleksionimit Gjinor, duke bërë prindërit të shprehen se “është fati ynë se çfarë do të kemi, mjafton të jetë në rregull pa s'ka rëndësi çfarë do të jetë, djalë apo vajzë.

KOMENTE