Në përfundim të takimeve të djeshme në Bruksel, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, është pyetur nga media lidhur me frymën që sipas saj mbizotëronte në Bruksel përsa i përket ecurisë së reformave në Shqipëri:
“Të gjithë ishin të mendimit që gjërat kanë ndryshuar pozitivisht. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë me këtë frymë bashkëpunimi konstruktive politike. Nuk ka nevojë që palët politike të merren vesh mbi çdo çështje dhe që të kemi marrëveshje politike perfekte çdo ditë dhe të mos kemi kontradikta në parlament. E rëndësishme është që për çështje madhore, reforma madhore, të ketë konstruktivitet politik”.
Ka një afat të ri për përfundimin e reformave. A shihet kjo si inkurajuese, që Shqipëria sërish mundt’ia dalë ?
“Ne kemi vendosur një afat për përfundimin e reformave në fund të prillit. Por besoj, se është më e rëndësishme, që të mbyllen edhe temat më të nxehta me dakortësi dhe saktësi, siç është reforma zgjedhore, sesa të nxitohet për hir të faktit se kemi raportuar që reformat të mbyllen në prill”.
Axhenda e ministres Bregu në Bruksel përmbyllet me një takim me z.Kornelios Korneliou, ambasadorin e Qipros, vendi që merr presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.Më herët gjatë ditës së sotme, znj.Bregu zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok; me Grupin e punës mbi Ballkanin Perendimor në Parlamentin Europian - grupi i raporterëve për secilin nga vendet e rajonit dhe me përfaqësuesit e COËEB - përfaqësuesit e vendeve anëtare në këshillin e BE-së.