Gjatë një operacioni antidrogë policia e Sarandës gjatë orëve të vona të natës në Gjirin e Kakomesë ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 2 tonë drogë e llojit kanabis sativa.
Droga është kapur në kamionin me targa VL 22 69 C i cili ishte bërë gati të nisej drejt Greqisë.
me mbërritjen e policisë tre persona u larguan me gomone drejt Korfuzit pa rënë në dorë të policisë, ndërkohë persona të tjerë janë shoqëruar nga policia përfshi dhe rojet e kompanisë private të sigurisë për Gjirin e Kakomesë.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet.