English

Nuk jam pa dashuri, por jam pa të dashur, shprehet Genta Ismajli

Genta Ismjali, këngëtarja seksi e hitit "Guximi" para ca kohësh pas kthimit nga Amerika ku familja e saj jeton prej vitesh ka pranuar se ka punuar në biznesin e familjes së saj.
Një sallon autoveturash me të gjitha llojet e markave të makinave. Salloni quhet "SLOZY", por ajo nuk ka lënë prapa dhe botën e saj muzikore.
Në një intervistë të dhënë ajo është shprehur se
“Sa isha në Amerikë, veç kohës që kam kaluar me personat e mi të dashur, jam angazhuar edhe në biznesin e familjes, pasi ne kemi një sallon autoveturash, ku ndodhen të gjitha markat. Salloni quhet “Slozy” dhe menaxhohet nga babi im."

Ndërsa përsa i përket botës muzikore ajo është shprehur Genta se ka realizuar një këngë me një vajzë 7 vjeçare, e që sipas saj kjo këngë do të pritet shumë mirë, pasi ësht mjaft ritmike. Kënga është realizuar nga Genc Prevukaj.

Përveç kësaj Genta ka shtuar se këngën e saj “Guximi” në bashkëpunim me Dj Dalool do ta realizojë edhe në gjuhën angleze.

Ndërsa lidhur me jetën private ajo nuk ka ngurruar të thotë “S’jam pa dashuri, por jam pa të dashur”.

KOMENTE