Ka njerëz aq të pasionuar për mbrojtjen e kafshëve sa arrijnë të marrin dhe xhirime të drejtpërdrejta në sy të publikut për të shprheur se kafshët janë dhe ao qenie të gjalla por nuk kanë gojë të flasin .
Jacqueline Traide është duke u nënshtruar me praktikat brutale të testimit të kafshëve nëpër laboratore. Për këtë ajo mori këtë hap për tu treguar publikut se çfarë ato ndiejnë gjatë eksperimenteve që bëhen me kafshën nëpër laboratore për të provuar proçeduarat dhe produke të kozmetikës përpara se të shiten për njerëzit.
Ajo ka lejuar që mbi trupin e saj, në dyqan Lush në rrugën Regent të Londrës të realizoheshin disa nga këto praktika laboratorike.
Të gjithë shtangeshin dhe qëndronin për të marrë fotografi dhe për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
I vetmi ndryshim mes kafshës dhe Jacqueline ishte pasi ajo u la e lirë pas eksperimentit, ndërsa kafsha do të përfundonte me vdekje.
Dr Chris Flower, drejtor i përgjithshëm i kozmetikës në Britani është shprehur se është më shumë një marifet publicitar.
Kjo mund të japë përshtypjen mashtruese se produktet kozmetike janë testuar në kafshë, për shitje në Evropë, ndërsa testimi i produkteve kozmetike në kafshë u ndalua në Britani në vitin 1998 dhe në të gjithë Evropën në shtator 2004.
"Ajo ka qenë e vendosur nga komisioni eksperto-shkencor i Komisionit Evropian se siguria e një produkti të përfunduar mund të përcaktohet nga njohuritë e përbërësve të saj. Testimi i produktit në kafshë nuk është i nevojshëm.