Një vajzë adoleshente që organizoi përmes Facebook, vrasjen e një nxënësi 15-vjeçar në stacionin Viktoria u burgos dje për 12 vjet.
Victoria Osoteku sapo kishte mbushur 18 vjeç kur ajo u bashkua me një turmë 20 vjeçarësh "të fortë", të armatosur me thika dhe mjete të tjera, të cilët sulmuan 15 vjeçarin Sofyen Belamouadden, në qendër të kryeqytetit të Londrës, në një stacion treni.
Osteku ka ndihmuar për të ngritur sulmin përmes Facebook dhe pastaj bleu një thikë 3,99 euro e cila ishte përdorur për të goditur të paktën 9 herë Sofyen.
Osteku në fillim nuk ka pranuar akuzën e planit të vrasjes, ajo pranoi që kishte parë sulmin por jo se ishte inkriminuar në të.
Por pas një kohe të gjatë hetimi, provat nuk ishin të gabuara në akuzat ndaj saj.
Ajo dhe grupi që mori pjesë në vrasje u dënuan me nga 12 vjet deri në 15 vjet burg.
Shkaku i sherrit që përfundoi në vrasje ishte një valë tensionesh midis studentëve të 6 kolegjeve.