Ështe gjetur i vetëvarur nga policia, në banesën e tij publicisti dhe analisti shqiptar Ardian Klosi.
Ai vendosi t'i japë fund jetës dje në orët e mbrëmjes në banesen e tij pranë Liqenit artificial të Tiranës.
Akoma nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes ndërkohë policia konfirmon se ka gjetur vetëm një letër drejtuar bashkëshortes së tij gjermane.
Nuk ishte hera e pare që Klosi kishte tentuar të flijonte veten e tij pasi dhe ne fillim të janarit të këtij viti kishte marrë një dozë te lartë farmaceutikesh por me ndihmën e mjekëve ai kishte shpëtuar.
Ardian Kloci ishte i njohur kohët e fundit edhe me aktivitetet e shumta që organizoheshin për mbrojtjen e mjedisit. Ka disa muaj që Klosi ishte tërhequr nga aktivitetet e tij publike, si publicist, analist letrar dhe përkthyes.