English

Fryma e Re Demokratike, emri i partisë më të re

Më në fund pas disa muajsh përpjekjesh dhe pritjesh,formohet partia e re e dalë nga gjiri i grupit që mbështetin presidentin Topi.
Zyrtarisht ajo do të prezantohet ditën e hënë por megjithatë emri i Partisë më të është “Fryma e Re Demokratike”.
Sqarimet janë bërë sot nga pjestarët e grupit nismëtar të cilët do të japin të hënën edhe detaje të tjera lidhur me statutin dhe programin e partisë dhe do të nisin kështu betejën politike jashtë PD-së. Nismëtari për themelimin e Frymës së Re Demokratike është ish-deputeti demokrat Gazmend Oketa i cili do ta drejtojë deri në kongresin e parë sëbashku me një grup nismëtar, në pritje edhe të mbarimit të mandatit të Bamir Topit si president.
Kur u pyet Topi nëse ishte apo jo kryetar ai e mohoi atë por kjo ndoshta do të qëndrojë atëhere kur ai të mos jetë më kryetar shteti.

KOMENTE