English

Luleshtrydhet, Blueberri apo manaferat rritin kujtesën

Hani sa më shum Blueberries dhe luleshtrydhe pasi largojnë rënien mendore në jetën e mëvonshme, thonë shkencëtarët që u morën me studimin.

Ata gjetën se plakja e trurit mund të shtyhet nga 1 deri në 2 vjet e gjysëm nëse gra të moshuara hanë rregullisht sasi të larta të manave.
Gjetjet vijnë nga një studim i vazhdueshëm i infermierëve i cili përfshin vetëm gratë, por mund të zbatohet edhe për burrat.

Ekspertët besojnë se përfitimet që rrjedhin nga përmbajtja e lartë e flavonoids në frutat Berry, dhe komponimet antioxidantë që gjenden në bimë mund të mbrojë kundër një gamë të gjerë të sëmundjeve.

Megjithatë, ata gjetën se një konsum i madh ianthocyanidins dhe flavonoids u shoqërua edhe me rënie të ngadaltë të njohjs, pra kujtesa ishte në parametra të mirë, nuk kishte degraduar.
Ekspertët besojnë se stresi dhe inflamacioni kontribojnë në dëmtimin njohës dhe se konsumi në rritje i flavonoids mund të zbutë efektet e dëmshme.

Qelizat e trurit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj radikalëve të lirë dhe grupet destruktive të atomeve të bëra si një nënprodukt i metabolizmit mund të dëmtojnë membranat qelizore dhe ADN.

KOMENTE