English

Mbrojtja e të dhënave personale, një nga ligjet kyç për të drejtat e njeriut

Në seancën plenare të ditës së djeshme u miratuan disa marëveshje të rëndësishme ekonomike dhe u zhvilluan diskutime mbi projektrezolutat për veprimtarinë vjetore të dy institucioneve të pavarura, që raportojnë në Kuvend.
Në hapje të seancës, Kryetarja e Kuvendit njoftoi miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të programit të punës së Kuvendit për periudhën 30 Prill - 8 Oershor dhe, Kalendarit 3 javor, 30 Prill - 18 Maj 2012

Më tej deputetët miratuan me konsensus ratifikimin e marëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit Zi, për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar “Zatrijebacka-Cijevna-Grabon”, për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e kalimit kufitar” ÇEREM-VRANIC”, marrëveshjen e huasë A, ndërmjet RSH përfaqësuar nga Ministria e Financace dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnje dhe Sarandë”, si dhe Marrëveshjes së huasë B, ndërmjet RSH përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e programit “Infrastruktura bashkiake II, furnizimi me ujë dhe kanalizimet për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnje dhe Sarandë.

Deputetët miratuan njëkohësisht projektligjin për” Ndryshimet nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, një nga ligjet kyç për të drejtat e njeriut.
Më pas diskutimet në seancë, vijuan për projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së KLSH për vitin 2011” dhe atë “Për vlerësimin e veprimtarisë së KDRTSH për vitin 2011”
Deputetët mirauan gjithashtu dhe shtyrjen e punës së Komisionit parlamentar për Reformën zgjedhore deri në 15 Maj.

KOMENTE