Ministri i Drejtësisë shkoi sot në Gjykatën e Laçit. Vizita e tij u bë pas ngjarjes së vdekjes së gjyqtarit.
Ministri u takua me gjyqtarët dhe prokurorët. Ministri Halimi u takua edhe me drejtorin e spitalit dhe mjekët në Laç. Ministri Halimi u shpreh se ngjarja sipas mjekëve kishte ndodhur për shkaqe natyrore.
“Ngjarja shumë e trishtueshme për gjithë sistemin e drejtësisë. Sistemi humbi gjyqtarin e mirë, familja humbi burrin dhe babain shembullor.” – tha Ministri Halimi me këtë rast.
Ministri u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe kolegeve të gjyqtarit të ndjerë Vesel Baku.