Pritja para fluturimit në sallën e pritjes gjithmonë është shqetësuese për pasagjerët.
Por kur del dhe ndonjë avari bëhet akoma më stresuese.
Këtë radhë në aeroportin La Guardia të Nju Jorkut, një qen i vogël kishte dalë nga kafazi ku mbahej dhe vrapon në pistë duke bërë ca stërvitje, ndërkohë ai bashkë me të zotin do të fluturonte.
Pasagjerët që e panë dhanë alarmin. Ai nuk mund të ndalej dhe nuk afrohej edhe pse punëtorët e aeroportit përpiqeshin për ta bindur.
Më pas, u gjet kujt pasagjeri i përkiste, u thir pasagjeri dhe doli në pistë duke thirrur qeenin. Sapo qeni pa të zotin ai vajti menjëhere dhe u mbyll në kafaz.
Aeroplani u nis me 2 minuta vonesë nga ajo që ishte planifikuar.