Vajza quhet Natasha Moraes de Andrade 12 vjeç ose siç e thërrasin me pseudonimin Rapunzel, nga Rio De Janeiro dhe nuk i kishte prerë asnjëherë flokët e saj që kur kishte lindur.
Ata ishin shumë të gjatë dhe ajo nuk donte që t'i priste ata, por ajo kishte mjaft kufizime prej tyre.
Ajo harxhonte 4 orë çdo javë vetëm për t'i larë dhe 1 orë e 30 minuta çdo ditë që i krihte. Por kur shkonte në plazh duhej të mendohej mirë pasi donin shumë kohë për tu tharë.
Pra në njëfarë mënyre ajo ishte e kufizuar nga flokët e saj duke mos bërë shumë gjëra që moshataret e saj bënin.
Por arsyeja e vetme që e detyroi atë për të prerë flokët ishte pasi donte një shtëpi më të madhe dhe të kishte një dhomën e saj ku të rrinte si princeshë, pasi shtëpia prej barake ku jetonte ishte tepër e vogël.
Pas prerjes flokët u shitën për 3000 euro.
Ajo qau kur i preu por përsëri shprehet e lumtur, pasi shprehet se duket sikur ka filluar një jetë të re. I pëlqen të mësojë anglisht dhe spanjisht, ndërkohë që merret dhe me çiklizëm.