English

Kush ndot mjedisin do të penalizohet, shprehet bashkia e Tiranës

Një fushatë sensibilizuese që synon nxitjen e qytetarëve për denoncimin e atyre personave që ndotin mjedisin është realizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Korpusin e vullnetarëve.
Ndërkohë Jorida Tabaku, nënkryetare e bashkisë është shprehur se do të vendosen dhe penalitete për shkelësit.
Ndër të tjera ajo u shpreh:
“Ne po bëjmë përpjekje që kjo fushatë të kthehet në një kulturë të përgjithshme. Fondet do të shfrytëzohen sa më miërë që të jetë mundur, do te vendosen 2000 kosha në të gjithë Tiranën. Ka filluar pastrimi i të gjithë vendeve, duhet bashkëpunim më i ngushtë midis policisë bashkiake, minibashkive dhe komuniteteve. Po punojmë edhe me ndergjegjësimin e fëmijëve nëpër shkolla, por duhet të ndërgjegjësojmë edhe komuitetin për të realizuar objektivin kryesor për një Tiranë të pastër. Po pregatisim plan afatgjatë dhe afatshkurtër. Ftoj edhe qytetarët të bëjnë denoncimet në rast se shohin apo konstatojnë shkelje, të denoncojnë”
Ndërkohë 2 numra telefoni janë vënë nga bashkia në shërbim të qytetarëve për denoncimin e ndotësve të mjedisit.

KOMENTE