Një ngjarje ka alarmuar sot Londrën ku një qytetar pasi nuk e ka fituar dot provimin për ngarjen e kamionit, ka shkuar në zyrat e tyre duke i kërcënuar se do ti hidhte në erë.
Ai mbante disa bombola gazi dhe ndezëse, që i përdori për të frikësuar punonjësit e zyrës.
Nuk dihet se si u fut në atë mënyrë brenda në zyra. Gjithashtu ai ka kercënuar punonjësit për mos dalje nga zyrat përveçse një gruaje shtatzënë.
Ndërkohë hidhte nga dritarja skedarë me dokumenta për të ngjallur panik.
Por policia pas marrjes së një telefonate mbërriti dhe izoloi komplet zonën duke evakuar edhe banorët pasi thuhej se ishte i armatosut me lëndë plasëse.
Pas disa orësh u bë e mundur arrestimi i tij ku arsyeja ishte mos marrja e provimit dhe dëshironte që paratë t'i ktheheshin mbrapsht.