Të dielën, banorët e Ferizajt kanë kryer votimet për zgjedhjen e kryetarit të komunsë së tyre. Por dhe këtu janë vënë re parregullsi të qarta në kundërshtim me ligjin.
Gjithashtu 54 ankesa të ndryshme janë paraqitur lidhur me proçesin e votimit në këtë komunë.
Më shumë ankesa ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje – gjithsej 24 ankesa. PDK-ja 15 ankesa, po aq edhe LDK-ja – 15, tha Sylejmani për të shtuar se nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe subjektet e tjera, deri tani nuk kanë arritur ankesa.