Këtë fundjavë në qytetin jugor të Sarandës është bërë panairi i midhjes ku shumë turistë të huaj dhe vendas kanë marrë pjesë për të shijuar gatimet e midhjes më të shkëlqyer të Butrinti.
Por ka patur një problem lidhur me ndalimin e hedhjes në tregun vendas të kësaj midhjeje.
Midhja e Butrintit, ose siç njihen ndryshe nga banorët e zonës “Mbretëresha”, vazhdon të ngelet jashtë tregut ndërkombëtar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka ndaluar këtë pasi ka konstatuar bakterin Escherichia coli. Por qytetarët dhe kryetari i bashkisë Stefan Çipa theksojnë se tani çdo gjë është në rregull. “Punojmë me standardet e Bashkimit Europian, por edhe sivjet jemi “penalizuar” nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKU”, shprehet Bufi.
Ndërkohë autoritetet zyrtare përsëritin që duhet një konfirmim pas tre herë analizsh pastaj të merret vendimi përfundimtar.
Liqeni i Butrintit me sipërfaqe rreth 1600 ha numëron aktualisht rreth 78 impiante midhjesh prej të cilave 62 janë efiçente.