English

Seks në internet. Justin Bieber mashtron vajzat 9-16 vjeçare

Një person përballet me një numër akuzash pasi pretedonte se ishte Justin Bieber, i cili e përdorte për të joshur vajzat e reja për të kryer akte seksuale dhe i paraqeste lakuriq në internet.
Christopher Patrick Gunn, 31 vjeç, është akuzuar për shfrytëzim seksual dhe pornografinë e fëmijëve duke përdorur Facebook-un për tu lidhur me vajzat duke i bindur ato për të ekspozuar veten me foto dhe video.
Djali nga Montgomeri, Alabama ka kërcënuar vajzat se do të publikojë imazhin e tyre online për të shkatërruar reputacionin e tyre nëse ato nuk kryejnë akte seksuale që ai donte t'i shihte.

Ai kontaktonte vajzat nga të paktën gjashtë shtete të tjera, të moshës 9-16 vjeç duke përfshirë Florida, Virxhinia dhe Kaliforni, sipas autoriteteve federale, duke i premtuar bileta për në koncertet e tij si dhe të shihnin prapaskenat.
Ai u akuzua këtë javë me 10 akuza të shfrytëzimit seksual, tri akuza për grabitje ndërshtetërore dhe tre akuza përdorimi tregtie ndërshtetërore në mbështetje të veprimtarisë së paligjshme.

KOMENTE