English

Barack Obama në Afganistan: Punën që nisëm do ta mbarojmë

Presidenti amerikan Barak Obama ka premtuar të "përfundojë punën" dhe do të përfundojë luftën në Afganistan, duke ju drejtuar publikisht trupave të SHBA që jetojnë në një bazë ushtarake në Afganistan.

Duke folur një vit pas vrasjes së Osama Bin Ladenit, zoti Obama falenderoi trupat amerikane dhe përshëndeti planet për t'i dhënë fund operacioneve luftarake.

Ai arriti në Kabul në një vizitë të papritur që zgjati disa orë për të nënshkruar një marrëveshje midis Afganistanit presidentin Hamid Karzai dhe SHBA lidhur me të ardhmen përpara një samiti të NATO-s.

Disa Orë pas fjalimit të tij, të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm në Kabul.

Ata thanë se të paktën katër prej të vrarëve ishin nga një shkollë aty pranë. Shtatëmbëdhjetë persona u plagosën. Talebanët më vonë morën përgjegjësinë për sulmet.
NATO-ja ka vendosur të bëjë tërheqjen nga operacionet luftarake në Afganistan deri në fund të vitit 2014.

"Unë nuk do të mbaj amerikanët as edhe një ditë më tepër në rrezik më shumë se sa është e nevojshme" tha zoti Obama. "Por ne duhet të përfundojmë punën që filluam në Afganistan"

KOMENTE